Përplasen në studio sekretari i Omonias dhe Laert Vasili, “o motra”…njëri prej tyre gjuan me shishe

Në emisionin 360 gradë, të drejtuar nga gazetari Artur Zheji diskutohet figura dhe burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Z. Fredi Bejleri. Në një moment të caktuar debati agravon për shkak të një epiteti me të cilin i drejtohet sekretari i Omonias Z. Marin Shuli panelistit tjetër Laert…… Ky i fundit cohet dhe e lag me shishen e ujit që ka mbi tavolinë. Pas publicitetit të detyruar, vihet re largimi i Z. Marin Suli dhe avokatit Gjokutaj nga emisioni.
vokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin 360 Gradë nga Artur Zheji ka deklauar që arrestimi i Fredi Belerit është në kundërshtim me ligjin dhe proçesi ndaj tij i kapur.

Sipas avokatit Gjokutaj arrestimin e Belerit e ka paralajmëruar dhe Edi Rama duke dhënë sinjale që drejtësia është e kapur.

” Dy ditë para arrestimit të Belerit, ishte kryeministri që lëshoi thirrje, duke u çirrur në fushatë ndaj Fredi Belerit, duke paralajmëruar në një farë mënyre arrestimin e tij. Kjo duhet të ishte lufta e ftohtë, jo e heshtur. Ne heshtim, Greqia nuk ka heshtur. Gjithë zinxhiri i drejtësisë është i kapur”, deklaroi Gjokutaj.