Dhuna në familje në Elbasan, të martuarit mbajnë rekord, ata që denoncojnë janë vetëpunësuarit, të papunë dhe pensionistët

Shkollimi nëntëvjeçar dhe statusi i vetëpunësuar dhe banimi në periferi apo fshat janë disa nga statistikat që rezultojnë nga të dhënat e gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Nga një analizë e të dhënave rezulton se viti 2022 ka pasur edhe numrin më të madh çështjeve dhunë në familje ku janë regjistruar 251 çështje nga të cilat ka pasur urdhër të menjëhershëm mbrotjeje vetëm për 28 raste ndërkohë që në vitin 2023 ky numër ka rënë në 224 çështje ku kanë pasur nevojë për urhdhër të menjëhershëm mbrojtjeje vetëm 16.
Ajo cfarë bie në sy tek të dhënat që rastet e dhunës në familje shfaqen më shumë tek shtetasit që kanë statusin i vetëpunësuar, më pas i papunë ndërkohë që arsimimi ku dominon dhuna në familje është ai 9-vjeçar.
Njëkohësisht një fakt që vlen për tu theksuar është se periferia e qytetit të Elbasanit dhe zonat rurale kanë edhe numrin më të madh të rasteve të dhunës.
Kështu gjatë vitit 2023 janë regjistruar 94 prej tyre janё me vendbanim nё qytet;- 64 nё periferi;- 66 nё fshat, Sipas të dhënave rastet me status të martuar mbajnë record sa i përket dhunës në familje. Kështu në vitin 2023 janë regjistruar 164 raste me statusin të martuar ndërkohë në vitin 2022 184 raste.
Sipas statusit social personat qe bejne me shume kerkesea jane: I vetёpunёsuar me 88 kёrkesa;- Tё papunёt me 67 kёrkesa;- Pensionistёt me 25 kёrkesa