Aksident në aksin Pogradec-Tushemisht, makina përplaset me shtyllën e tensionit (video)

Një aksident është regjistuar në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht në një zonë të banuar. Mësohet se një automjet tip mercedes ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka goditur dhe dëmtuar një shtyllë të tensionit të lartë dhe për këtë arsye ka mbërritur në vendngjarje policia e cila po meret me procedurat hetimore për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Mësohet se si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.
Nga ana tjetër për shkak të aksidentit rrugët e OSHE në Pogradec kanë ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit. Pritet që energjia të kthehet së shpejti pasi grupet janë vendosur në terren.