Bëri manovra të rrezikshme në rrugët e Elbasani, procedohet penalisht dhe dënohet me 40.000 lekë gjobë 20-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “28 nëntori”, ka prishur qetësinë publike, duke kryer manovra të rrezikshme dhe të zhurmshme, me automjet.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore, për shkeljen e kryer, i kanë vendosur 20-vjeçarit, masën administrative 40 000 lekë.













