Vihen në pranga nga policia 2 shtetas në Gramsh e Prrenjas

Vihen në pranga 2 shtetas në Gramsh e Prrenjas nga shërbimt e policisë Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 51 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. S., 45 vjeç, banues në Prrenjas, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. F..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.