Merr flakë banesa në Gjirokastër, shpëtohen familjarët

Një barakë ku jeton një familje rome është përfshirë në flakë në qytetin e Gjirokastrës.

Teksa baraka ka marrë flakë nga soba e drurit, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetën e pjesëtarëve të familjes Ahmeti në lagjen Zinxhira.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe në kohë rekord arritën të shpëtonin jetët e njerëzve.

Lajmi në përditësim