I moshuari i jep fund vetes në Gramsh

I jep fund vetes tragjikisht një i moshuar në Gramsh.

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Shëmrizë, Gramsh, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. B., 74 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.