“Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës”, gruaja e 34-vjeçarit mohon deklaratën në polici

Në një komunikim me gazetarët, bashkëshortja e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, ka mohuar deklaratën që ka bërë në polici ku shprehej se prej disa kohësh dhunohej dhe mbahej e vëzhguar me kamera nga bashkëshorti i saj.

Ajo shprehet se kamerat i ka vendosur vetë dhe se nuk ka qenë asnjëherë i dhunuar nga i shoqi.

E pyetur se përse e ka denoncuar dhe ka deklaruar të kundërtën në polici, ajo u shpreh: Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës!