Me veshje Gucci dhe makinë luksoze/ Tentoi t’u japë ryshfet efektivëve të “Rrugores”, momenti i arrestimit të shoferes në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka arrestuar disa persona në Tiranë pasi tentuan t’u jepnin ryshfet efektivëve të policisë Rrugore.

Një prej personave që kanë përfunduar në pranga është edhe një shtetase, e cila tentoi të korruptonte efektivët me 50 mijë lekë.

Policia Rrugore e Tiranës

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv.
Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën.