I kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim droge, arrestohet 22 vjeçari në Mirëditë

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar në vendin tonë nga forcat policore.

I riu me iniciale G.J. fshihej në qytetin e Mirditës dhe u kap pas aksionit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Fast Albania.

Ndaj 22-vjeçarit, ka një masë sigurie arrest në burg të vendosur nga Gjykata e hetimeve paraprake në Milano të Italisë më 3 Nëntor 2023.

Ai akuzohet për organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij 22-vjeçarit drejt Italisë.