Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan

Një apartament është përfshirë në flakë këtë pasdite në Elbasan.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa paraprakisht mësohet se në apartament nuk ka njerëz.

Mësohet se  pronari i apartamentit në katin e dytë të lagjes 11 Nëntori, ka tentuar të  fikë zjarrin dhe është dëmtuar vetë.