Plagosja e shqiptarit në Athinë, zbardhjet pas pesë muajsh ngjarja, arrestohet shoku i tij

Pesë muaj pas plagosjes së 33-vjeçarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona nga Morava e Korçës, policia greke ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të vërë në pranga autorin.

Ngjarja ka ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar në lagjen “Ampelokipi” të Athinës.

Policia greke ka vënë në pranga 35-vjeçarin shqiptar Arbi Shkurtaj, si autor të dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë, 35 vjeçari ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një tjetër person të identifikuar si Eraldi Cura, 30 vjeç, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike me një shokun e tij.