Rënia e vaksinimit është kthyer në shqetësim në mbarë vendin sidomos për fruthin, një sëmundje që është përhapur gjerësisht përgjatë muajit janar, sidomos në Durrës dhe Tiranë.
Mjekja epidemiologe Erleta Hila pohon se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Elbasan ka shpallur alarmin SOS me kohë për rënien e të të vaksinuarve. Sipas saj shkaku pse prindërit zgjedhin të mos ia bëjnë vaksinën e fruthit fëmijëve 1 dhe 5-vjec lidhet me frikën nga autizmi.
Komplikacionet që sjell prekja nga fruthi vec temperaturës se lartë dhe irritimeve në lëkurë mund të cojë deri në pasoja fatale, ndaj mjekja bën thirrje të aplikohet gjerësisht vaksina e fruthit.
Mjekja epidemiologe tregon shenjat e para të prekjes nga fruthi dhe thotë se komplikacionet më të mëdha I kanë fëmijët e pavaksinuar.
Kohët e fundit është shtuar interesi per vaksinim nga ana e prindërve, pasi situata shfaqet e rënduar.













