E rëndë në Lushnjë/ 18-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë pas konflikteve me bashkëshortin

LUSHNJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin dyshohet se janë bërë shkak që e reja të marrë këtë akt ekstrem duke i dhënë fund jetës.

18-vjeçarja ka humbur jetën pasditen e djeshme, 1 shkurt, në spital. Burime për Report Tv thonë se shkak për konfliktet e vazhdueshme mes çiftit dyshohet se është bërë xhelozia.

Ndërkohë ka nisur hetimi për bashkëshortin e saj 24-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.