Digjet banesa në Gramsh/ Familjarët apelojnë për ndihmë

Ditën e sotme flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Kukur të Gramshit. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Si pasojë e zjarrit dy familje kanë mbetur në qiell të hapur . Nipi i kësaj familjeje bën apel për ndihmë.

“Zoti ka bërë mrekulli që nuk ka dëmtime në njerëz ,do ju lutesha kush ka mundësi per t’i ndihmuar aq sa mundeni, se të gjithë familjarët e kësaj familje kanë ngelur në qiell të hapur dhe vetem me rrobat qe kanë pasur të veshura.

Unë që po ju shkruaj jam nip i kësaj familje , është xhaxhi im , në këtë banesë banonin 2  vellezër  familjar dhe prindërit me një djalë invalid.
Kush ka deshirë dhe mundësi per ndihmë sa do pak per ata familjarë në keto momente është shumë. Mund tëmë kontaktojnë në nr.0673613429. Me respekte. Hekuran Meci Gramsh”.