Video/Digjet shtëpia në Gramsh, shpëton nga flakët invalidi

Gramsh /Digjet shtëpia në Kukur në lagjen “Mecaj” ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Mendohet që shkak për rënien e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Nga burime jozyrtare bëhet me dije se brenda banesës ne momentin e rënies së zjarrit ka qenë edhe një banor i sëmurë invalid që është nxjerrë nga banorët përreth.

Policia dhe zjarrfiksja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes  për të zbardhur shkakun e rënies së zjarrit.