Policia rrugore lume gjobash, ja per cilat shkelje jane ndershkuar shoferet

📌Policia Rrugore e Elbasanit

Vijonë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore të qarkut. Këto kontrolle synojnë ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në qytet.

Gjatë muajit janar, janë vënë në pranga 27 drejtues mjetesh, nga këta 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

📜GjatĂ« kĂ«tij muaji, janĂ« vendosur 7778 masa administrative, tĂ« ndara konkretisht:

– 3670 pĂ«r shpejtĂ«si mbi normat e lejuara;
– 685 pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« celularit gjatĂ« drejtimit tĂ« mjetit;
– 100 pĂ«r mosdhĂ«nie pĂ«rparĂ«sie kĂ«mbĂ«sorĂ«ve nĂ« vijat e bardha;
– 890 pĂ«r mosvĂ«nie tĂ« rripit tĂ« sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
– 65 pĂ«r mosvendosje tĂ« kaskĂ«s mbrojtĂ«se nga drejtuesit e motomjeteve;
-53 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
– 1333 pĂ«r parakalime tĂ« gabuara;
– 412 pĂ«r parkime tĂ« gabuara, 320 nga kĂ«to raste tĂ« evidentuara nga makina inteligjente;
– 570 pĂ«r shkelje tĂ« ndryshme tĂ« Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.