Parashikimi i motit, 30 Janar 2024

Qarkullimi i masave ajrore më origjinë kontinentale do të diktojnë motin në vendin tonë duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Por më të fokusuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë probleme me ngricat e theksuara në akset rrugore pasi temperaturat mbeten disa gradë nën zero.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.