Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbështet idenë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç.
I pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Durrës ku Bedrie Loka nëna e katër fëmijëve që dhunohej nga bashkëshorti i dha fund jetës pas bullizimeve në rrjete sociale, Balla u shpreh: “Edhe kjo çështje dhe kjo ngjarje ka qenë pjesë e trajtimit të analizës sonë. Ju e dini që për rastin në fjalë, Policia e ka bërë detyrën e vetë, ka bërë referimin në prokurori.”
Ministri i Brendshëm tha se ndalimi i përdorimit të tyre nga moshat 16-vjeç e poshtë, siç ka bërë së fundmi shteti i Floridas në SHBA, është një ide e mirë.
“Dy operacionet kombëtare qoftë “Sundimi i Ligjit” qoftë “Tempulli” kanë dhënë rezultatet e tyre, por do të vazhdojmë të gjejmë edhe mënyra të tjera dhe ndërkohë që i nxis qytetarët që të bashkëpunojnë, që qytetarët vetë të dorëzojnë armë, të cilat kanë mbetur që nga viti i mbrapsht 1997 në mënyrë që t’i shkojmë deri në fund këtij shqetësimi që unë me të drejtë e ngrita”, u shpreh Balla.
Lajmi në përditësim














