Drithi i fushave të Maliqit grurë dhe misër ka mbetur stok nëpër depo në pritje të tregut. Fermerët e fshatit Shqeras të shqetësuar shprehen se prodhimi është shumë I mirë, por hyrja e mallit të importit i ka lëna jashtë tregut.
Depot e drithërave në fshatin Sheqeras kanë mbetur stok. Fermerët tregojnë se rreth 800 ton grurë dhe po aq misër kanë mbetur të patregtuara për shkak të importit, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk ka pasur as kërkesë sipas tyre. Ndërsa sa i takon tokave të mbjella, fermerët thonë se vitin e kaluar kanë mbjellë më shumë, të ndikuar edhe nga apeli që u bëri Ministria e Bujqësisë për përfitimin e subvencionit.
Fermerët bëjnë thirrje që shteti të ndërhyjë në rregullimin e tregut. Sipas të dhënave nga Drejtoria e bujqësisë në Bashkinë e Maliqit në të gjithë fushën e Maliqit korren rreth 14 mijë ton grurë dhe 15. mijë ton misër, prej të cilave më shumë se gjysma është e pa shitur.













