Parashikimi i motit, 26 Janar 2024

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime, ku mjegulla do të jetë e pranishme në juglindje dhe verilindje në mëngjes dhe mbrëmje. Gjatë orëve të pasdites priten  vranësira mesatare.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregedet hera herës arrin shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -1/9°C

– Zonat e ulëta       2/15°C

– Zonat bregdetare 7/16°C