Fruthi vjen në Shqipëri, konfirmohen 11 rastet e para

Measles used to be a common childhood disease, but after an effective vaccine was developed, the disease was declared eliminated in the U.S. in 2000. This year's outbreaks, however, put that status in jeopardy.

Fruthi ka mbërritur në Shqipëri. ISHP ka konfirmuar 11 rastet e para.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, shprehet se fëmijët e infektuar janë nga Tirana, Kruja dhe Durrësi.

“10 raste të konfirmuara me fruth janë Durrës, Krujë dhe Tiranë. Ndërkohë 1 rast është i konfirmuar në laboratorët jo publik më Tiranë”, tha Tomini.

Që në identifikimin e rasteve të para ka nisur hetimi epidemiologjik.

“Sigurisht që situata po monitorohet dhe hetimi epidemiologjik ka nisur që në momentin e identifikimit të 3 rasteve të para”, u shpreh ajo.

Fruthi është një sëmundje me transmetueshmëri të lartë dhe sidomos për subjekte të cilët nuk janë të vaksinuar.

Aktualisht nga rastet e konfirmuara asnjë rast nuk është i hospitalizuar, në të dyja spitalet, në Durrës dhe në QSUT.

Tomini shtoi se 6 prej rasteve kanë lidhje familjare me njëri tjetrin.

Sakaq, grupmoshat e fëmijëve të prekur janë nga 1 deri në 13 vjeç