Gazeta e Brukselit: Arrestimi i Berishës dhe Belerit po i japin goditje pranimit të Shqipërisë në BE

Gazeta e Brukselit ‘Brusselssignal’ shkruan ditën e sotme për situatën e tensionuar politike në Shqipëri.

Sipas gazetës, masa e arrestit në shtëpi për kreun e PD-së, Sali Berisha dhe arrestimi i Fredi Belerit, po i japin një goditje negative pranimit të Shqipërisë në BE.

Ajo ka cituar raportuesen e Shqipërisë ne BE, eurodeputeten portugeze Isabel Santos.

‘Raportuesja e Shqipërisë, eurodeputetja portugeze Isabel Santos, tha se kombi ballkanik ka qenë ‘shembullor në procedurën e anëtarësimit’.

Vendi kishte bërë përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe në përafrimin me politikën e jashtme të BE-së, tha ajo.

Santos aludoi për tensionet e fundit, jo vetëm për Belerin, por edhe për futjen e Berishës në arrest shtëpie.

‘Këto incidente i japin një goditje pranimit të Shqipërisë në BE, ne nuk duhet të kemi frikë ta themi këtë,’ tha Santos.

‘Vendi ka parë një polarizim të fortë midis Partisë Demokratike Konservatore në opozitë dhe Partisë Socialiste në pushtet.

Ndarjet janë intensifikuar kohët e fundit nga arrestimi i ish-kryeministrit dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me akuza të dyshuara për korrupsion’, ka thene Ushkruan BrusselSignal.