GREQI- Një 33-vjeçare shqiptare është shpallur e zhdukur prej 1 jave në Greqi. Ajo u zhduk në 17 janar ndërsa të afërmeve u tha se do të shkonte në Pagni për t’i parë mjekët një plagë në këmbë e cila kishte nevojë për ndërrim garze. Shqiptarja e cila është identifikuar si Emanuela B. që pas atij momenti është zhdukur.
Sipas mediave greke shqiptarja ka telefonuar familjarët më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje gjë e cila nuk ndodhi. Ndërkohë më 23 janar babai i 33-vjeçares ka denoncuar të bijën e zhdukur. Shqiptarja nuk e ka bërë më parë këtë gje dhe kjo sjellje shkakton shqetësim të fortë pasi pas telefonatës së fundit, celulari i saj mbetet i fikur. Sipas informacioneve ajo ka lindur në Shqipëri por Emanuela ka një kartë identiteti greke. Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Irakleo.














