Rreth katër orë poshtë shkëmbit, momenti kur 25-vjeçari në Përmet nxirret i gjallë

Pamjet dramatike që shihni tregojnë momentin e ndërhyrjes për shpëtimin e 25-vjeçarit sot në Përmet, i cili u zu poshtë nga një pjesë shkëmbore.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çarçovë, mëngjesin e sotëm. I riu Dhimitër Vangjeli u bllokua në pjesën e poshtme të gjymtyrëve nga një pjesë shkëmbore, teksa ishte duke fjetur.

Pas më shumë se katër orësh nën masivin shkëmbor i cili u shkëput nga mali duke e bllokuar në shtrat, pasi i zuri gjymtyrët e poshtme, 25-vjeçari Dhimitër Vangjeli është shpëtuar.

Sakaq, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe shërbimi i zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur dhe lëvizjen e masës shkëmbore, ndërsa me matrapik dhe mjete të tjera arritën të lëviznin prej aty të riun.