Armë, drogë dhe para, ja çfarë sekuestroi policia në megaoperacionin kombëtar ‘Tempulli 2’

Pamjet që shihni tregojnë sendet e sekuestruara në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, shihet se policia ka sekuestruar sasi droge, kanabis, kokainë dhe heroinë, para, armë dhe fishekë.

Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni mbarëkombëtar u arrestuan 273 shtetas, nga 299 masa të dhëna.

Sakaq, janë ushtruar 306 kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, ndërsa janë shpallur në kërkim 26 persona.