Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata e krijuar në vend nga reshjet e dendura ditën e sotme është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore.
Sipas njoftimit grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.
Po ashtu mësohet se në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.













