Dy aksidente nga moti i keq/ Në Korçë furgoni del nga rruga 2 të plagosur! Te Ura e Milotit kamionin e ‘merr era’

Moti i keq me reshje dëbore dhe stuhi ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit. Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe erërave të fuqishme në vend janë raportuar dy aksidente rrugore

Moti i keq me reshje dëbore dhe stuhi ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit. Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe erërave të fuqishme në vend janë raportuar dy aksidente rrugore.

Në Korçë në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj, një makinë shërbimi TAXI, me të cilën udhëtonin 5 persona brenda doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë në urën e Milotit në Lezhë për shkak të erës së fortë është rrezuar një kamion. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ndërkohë është krijuar edhe trafik i rënduar.