E shtuna “zbardh” Shqipërinë, po në Elbasan do të bjerë dëborë?

Dita e shtunë do të sjellë ulje temperaturash në të gjithë territorin ku termometri pritet të zbresë disa gradë nën zero.

Pritet që në shumicën e territorit sidomos në pjesën juglindore dhe në atë verilindore pritet të ketë reshje dëbore.

Ndërkohë në Elbasan dhe qytetet bregdetare pritet që të ketë reshje shiu me intensitet të lartë.

E diela do të sjellë sërish ulje temperaturash dhe do të sjellë ngrica në të gjithë territorin.