Video/ Përfshihet nga flakët hoteli në Shkodër

Një hotel është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, që bashkë me punonjësit e hotelit, po punojnë për të nxjerrë jashtë turistët e akomoduar.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, që vazhdon ende në hotel.

Njoftimi I policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.