Bashkia Elbasan ka vendosur të rrisë tarifat për bizneset që shkaktojnë ndotje në territorin e saj. Kështu është vendosur një tarifë për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit me vlerën 42 milion lekë të vjetra në vit për të gjitha subjektet VIP që ushtrojnë aktivitetin për prodhim metalesh nga skrapi ose minerali, shkrirje të substancave minerale, përpunimi i naftës dhe nënproduktet e saj, prodhimi I çiemtnos, që ndikojnë në mjedis.
Ndërkohë për subjektet që trajtojnë plastikë, industrinë e peshkut, asgjesim të mbetjeve metalike, industry e peshkut dhe gurore, tarifa vjetore do të jetë 560 mijë lekë të vjetra në vit.
Ndërkohë subjektet juridikë që ushtrojnë aktivivitet në industrinë e gomës apo polesterolit do të kenë një tarifë prej 280 mijë lekë të reja në vit.
Kjo masë vjen edhe si kërkesë e shoqërisë civile për të ulur nivelin e ndotjes në qytetin e Elbasanit.
Urojmë që bashkia paratë ti përdorë në shërbim të përmirësimit të ajërit dhe mjedisit në Elbasan.
