Emisioni ‘Pa Gjurmë’ ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi që solli vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar nga burri i motrës, pasi ky i fundit zbuloi se i kishte përdhunuar të bijën prej moshës 9-vjeçare.
Drejtuesja e emisionit Odeta Dume tregoi se përmes bisedave që ka pasur me të afërm dhe familjarë ata i kanë treguar sesi babai e ka mësuar që e bija ishte abuzuar seksualisht nga kunati. Gjithaçka nisi për shkak se ajo nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë. pavarësisht se vajza kishte refuzuar disa herë që t’ja tregonte emrin e përdhunuesit të saj, babai nuk kishte hequr dorë derisa ka parë mesazhet në telefonin e saj. I shokuar nga gjitha ngjarja e rëndë, ai ka organizuar vrasjen e kunatit.
“Jam vetë nga Poliçani dhe i njoh të dyja familjet. Autori ka telefonuar kunatin ka lënë një takim me të sepse kishte mësuar se ai ka abuzuar me të… Mësoi se e bija nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë duke i treguar se paratë ia merrte një person që i kishte nxirë jetën. Babai ka marrë vajzën ka shkuar te avokati. Vajza nuk e ka treguar emrin deri në ato momemente edhe pse i ati ka këmbëngulur. Pasi kanë shkuar te avokati atë ditë në mbrëmje vajza i ka treguar babait edhe mesazhet me kërcënimet që ai i bënte. Më pas babai ka marrë armën dhe ka organizuar vrasjen e kunatit të tij”, tregoi mes të tjerash Dume.













