FNSH dhe RENEA ‘blindojnë’ Vlorën, kontrolle për persona të shpallur në kërkim

Mbrëmjen e sotme ,qyteti i Vlorës është blinduar nga policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Po zhvillohen kontrolle në automjetet luksoze, kryesisht ato me xhama të zinj.

Drejtuesit e automjeteve kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike. Njëkohësisht kontrollet bëhen edhe për kapjen e personave në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Si rrjedhojë e kontrolleve është arrestuar 20 vjeçari i identifikuar si A.B pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.