“Le të kthehet Gjeorgjia dhe unë nuk dua asgjë. Preferoj të mendoj pozitivisht dhe të marr më shumë forcë për të gjetur gruan time”.
Kështu thoshte para kamerave me ton të dëshpëruar partneri i 41-vjeçares Gjeorgjia Murati, e cila u vra mizorisht nga vetë ai.
Në një video të publikuar nga mediat greke, prezantohet një intervistë e vrasësit të dyshuar të 41-vjeçares. Kështu teksa autoritetet po hetonin për gjetjen e trupit të gruas fatkeqe shtatzënë, partneri i saj e fshehu krimin për 8 ditë, duke pritur të reja mbi ‘fatin’ e 41-vjeçares
“U takuam rastësisht dhe u lidhëm. Në fillim të lidhjes sonë ajo ishte i stresuar për shkak të fëmijës. Më prezantoi edhe me fëmijën që kishte më parë. Kishim tre vite bashkë. Kam qenë në shtëpinë e saj, kemi dalë, më njohin të gjithë. Gjeorgjia pret fëmijën tim. Unë nuk kam gjumë, dua të kërkoj të gjej partneren time. Gjeorgjia duhet të gjendet. Ajo duhet të kthehet dhe unë nuk dua asgjë.”, mësohet të jetë shprehur ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi në natën e ndërrimit të viteve, ku akis, së bahsku me një shok të tijin, i bënë pritë shqiptares pasi ajo u kthye në shtëpi. Ata e dhunuan, i vunë prangat e më pas i shkaktuan prerje me thikë në pjesën e mitrës dhe organeve gjenitale. Më pas ata e futën trupin në një valixhe.
Më pas, për të fshehur gjurmët ai dekalroi në polici se gruaja ishte zhdukur herët në mëngjes, dhe kur ishte zgjuar nga gjumi, ai nuk e kishte gjetur në shtëpi.
