Tragjedi në Brazil me 25 viktima / Autobusi me turistë përplaset me kamionin

25 persona humbën jetën pasi një autobus me turistë u përplas me një kamion në verilindje të Brazilit.

Përplasja e tmerrshme ndodhi të dielën vonë pranë komunës Gaviao në shtetin brazilian verilindor të Bahia. Nuk dihet ende kombësia e të vrarëve dhe shkaku i aksidentit. Trupat e viktimave i janë dorëzuar policisë për identifikim, thanë zjarrfikësit.

Një ekip i madh i përbërë nga anëtarë të Brigadës së Zjarrfikësve të Capela, reaguesit e parë nga spitali Nova Fátima, zjarrfikës ushtarakë, polici ushtarake dhe policia e autostradës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit. Tre personat në kamion dhe 22 persona në autobus humbën jetën.

Mes tyre ishin tetë burra dhe 17 gra, njëra prej të cilëve ishte shtatzënë. Të mbijetuarit u dërguan në katër spitale të veçanta me lëndime të shkallëve të ndryshme. Autobusi po udhëtonte nga Guarajuba për në Jacobina kur ndodhi përplasja brutale, ndërsa kamioni po transportonte mango. Zyra e kryebashkiakut të Jacobina, një qytet afër aksidentit, shpalli tre ditë zie zyrtare të hënën dhe po përgatit një ceremony kolektive për viktimat. Gushtin e kaluar shtatë tifozë të Corinthians me bazë në Sao Paulo u vranë në një autostradë në juglindje të vendit pasi ndoqën një ndeshje të ekipit të tyre kundër Cruzeiro në Belo Horizonte.