Fillon gjobitja e këmbësorëve në Tiranë, së shpejti edhe në qytetet e tjera

Me fillimin e vitit kanë nisur të vendosen dhe gjobat e para ndaj këmbësorëve të cilët lëvizin në mënyrë të gabuar në rrugë.
Mosrespektimi i vizave të bardha apo semaforëve duke u kthyer në burim aksidenti parashikon penalitete në kodin rrugor, ndaj këmbësorët janë gjobitur me 1000 lekë të reja”.
Fenomeni duket i përhapur, pasi një vëzhgimi në rrugët e kryeqytetit në ditën e parë të aksionit, konstatoi se në shumë raste sjellja e këmbësorëve është rrezik për aksidente.