Reagon deputetja për vetvrasjen e gruas së bullizuar në Tik-Tok: Ajo ia besoi, shqetësimin, jetën shtetit

Deputetja e partise demokratike njekohesisht kryetare e komisionit per punen, ceshtjet sociale dhe shendetesine Zheni Gjergji ka reaguar per rastin e gruas nga Durresi te vetvrare si pasoje e bullizimit ne rrjetin social te tik-tok. Gjergji thekson faktin se policia per nje vit nuk beri asgje.
Ajo ja besoi shqetësimin, jetën, shtetit.
Çfarë ndodhi në 13 muaj me kallëzimin e Bedries?!
🙏🏼 Jam e prekur pa fund nga lajmi i ndarjes nga jeta të nënës së re në Durrës, që kreu vetvrasje prej bullizimit, siç është mësuar deri më tani. Por tronditëse po ashtu është kur mësohet se viktima, ka bërë kallëzim në polici në dhjetor të 2022, për abuzimin që po i bëhej në rrjetet sociale.
Më shumë se 1 vit, ajo ja ka besuar shtetit shqetësimin, trazimin e saj, përndjekjen që po i bënin.
Çfarë bëri shteti për të? Asgjë!
Sot pas ngjarjes tragjike është kujtuar policia të rrëmojë në dosje e të justifikohet në mënyrë banale se çështja qenka në hetim.
Edhe më keq, policia në reagimin e saj, dhe pse pranon se kallëzimi është bërë më shumë se 1 vit më parë, ka tendencën të fajësojë viktimën, pse nuk i ka rënë mbrapa asaj pune.
👉🏼 Ky është një skandal i rëndë.E denoj me forcë këtë sjellje arrogante dhe neglizhencën fatale të atij komisariati, asaj drejtorie, atyre përfaqësuesve të qeverisë e shtetit. E vetmja mënyrë e pranueshme e trajtimit të kësaj drame sot nga Policia, do të ishte të bënte një hetim e transparencë të plotë se çfarë ndodhi me kallëzimin e Bedries, çfarë angazhimi pati, kush u mor me rastin, kush mban përgjegjësi, e kush do të japë llogari para ligjit për këtë rast.
Transparencë e llogaridhënie, sa më shpejt!