Shoferi maqedonas filmoi momentin kur makina i doli përpara dhe u përplas, arrestohet 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar 20 vjeçarin A.T për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme (4 dhjetor) në vendin e quajtur |Ura e Murrashit”, ku me automjetin që drejtonte u përplas me kamionin që drejtohej nga 46 vjeçari maqedonas G.T, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, u dëmtua vetë 20 vjeçari dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Kujtojmë se aksidenti u filmua nga shoferi i kamionit dhe në videon shihet momenti kur mjeti që vinte nga Pogradeci është përplasur me kamionin.