Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Tiranë në zonën e Freskut. Vëllai ka vrarë vëllanë e më pas vetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Vehap Cami ka qëlluar më vdekje ndaj vëllait të tij Lulëzim Cami, dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit.
Një krim brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm (4 janar 2024) në zonën e Freskut në Tiranë në rrugën ‘Xhon Belushi’. Vëllai vrau me pistoletë vëllanë e më pas vrau veten.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Vehap Cami, 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke lënë në vdekur vëllain e tij Lulëzim Cami, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.
Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit rreth orës 07:40 pas një debati mes dy vëllezërve me origjinë nga Dibra, ndërsa shkaqet e konfliktit mes tyre nuk dihen ende.
