Aksidenti në Tiranë, në pranga shoferi, 22-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Është arrestuar drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin një natë më parë në Tiranë, në rrugën e Elbasanit.

Mësohet se në pranga ka rënë 22-vjeçari Andi Kambo. Pas bërjes së testit, i riu ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

22-vjeçari lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në një moment ka humbur kontrollin dhe ka çarë disa barriera të rrugës duke përfunduar nga ana tjetër e trotuarit.

Fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar. Si pasojë e humbjes se kontrollit dëmtuar edhe një automjet tjetër, por pa shumë dëme.