Një shqiptar i burgosur për pastrim parash ka fituar betejën me gjykatën angelze dhe është lejuar që të qëndrojë në Britaninë e Madhe me pretendimin e se përpjekjet për ta dëbuar cenonin të drejtat e tij njerëzore.
Bëhet fjalë për Gjelosh Kolicajt, 42 vjeç. Siç shkruan The Telegraph, Home Office kërkoi t’i hiqte shtetësinë britanike Kolicajt, me dy shtetësi dhe ta deportonte, pasi u burgos me 6 vite për akuzën e pastrimit të parave.
Sipas medies britanike ai fitoi 8 milion paund me pastrimin e parave nga Britania e Madhe që i sillte me avion duke përdorur pasaportën e tij britanike.













