Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjen këtë mbrëmje.
Vlerësimi fillestar i tërmetit është 5.4 ballë.
Sipas informacioneve paraprake nga EMSC, epiqendra ishte 10 km nga Zenica dhe 69 km nga Banja Luka. Tërmeti u ndje në shumë qytete, duke përfshirë Sarajevën, kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës.
