Korcës i ikin turistët, çmimet një prej shkaqeve

Shqipëria është një vend i varfër dhe turizmi duhet të jetë një ndër shtyllat kryesore e zhvillimit ekonomik. Jemi në dhjetor, muaji i festave dhe Shqipëria ka vërtet vende mahnitëse ku mund të kalosh disa ditë pushime dimri. Një nga bukuritë e radha në vend është Korça e cila ‘nusëron’ nën petkun e bardhë të dëborës në dimër.

Korça këtë vit ka një numër të ulët të turistëve gjë që shihet edhe në shifrat për 10 mujorin e parë të këtij viti. Një vit më parë numri ka qenë mbi 300 mijë turistë, ndërsa këtë vit ka shkuar në 83 mijë turistë. Në total i gjithë Qarku i Korçës ka pasur 612 166 turistë në periudhën janar-tetor 2023.

Epo si duket abuzimi me çmimet ka dhënë efekte negative edhe për turizmin. Në Korçë ,duke marrë parasysh shifrat, vihet re një tkurrje e numrit të turistëve që vijnë për të eksploruar vendin dhe për të kaluar pushimet.