Ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar do të mbahen homazhet për nder të mjeshtrit të madh të skenës, aktorit Mirush Kabashi.
Homazhet për ikonën e artit shqiptar do të mbahen duke nisur nga ora 10:00-13:00 në hollin e Muzeut.
Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.
