Nga Entela Duka
Zyrtarisht kemi hyrë në stinën e festave. Bashkitë kanë nisur të ndezin dritat e festave të fundvitit. Së fundi ka qënë bashkia e Peqinit,e cila ka ndezur dritat shumëngjyrëshe, duke i dhënë qytetit një pamje të ngrohtë e festive. Dekori festiv është shijuar nga qytetarë të shumtë të cilët kanë shkrepur një mori fotosh. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e dekorit këtë vit ka qënë stalacioni i një gjeli deti vendosur në qendër të qytetit shumë pranë bredhit të Krishtlindjes.Peqini mbahet për mbarështrimin e shpendit i cili ndryshe njihet si “mbreti” i tryezës festive në fundvit. Të shumta kanë qënë reagimet e opinionit publik pasi kanë parë pamjen e shpendit në qendër të qytetit.
