Mira Murati , një nga 25 gratë më me influencë në botë

Në listën me emrat më të rëndësishëm si  : Margot Robbie, Beyonce, Ursula von der Leyen, Olena Zelenska apo Alia Bhatt,  “Finacial Times” ka vendosur që të përfshijë edhe Mira Muratin, në 25 gratë me më shumë ndikim në botë për 2023-in. Shqiptarja tashmë mjaft e njohur, shefe e teknologjisë e “OpenAi” dhe për disa orë edhe CEO e kompanisë muajin e kaluar, e gjen veten mes aktorëve, politikanëve, artistëve dhe aktivistëve më të famshme në glob, ndërsa nderohet nga media prestigjoze për të parën herë. 

Ky është vetëm “nderimi” i radhës për Muratin këtë vit, teksa në 2023 ajo ka qenë më shumë se kurrë në qendrën e vëmendjes, sidomos pas zhvillimit dhe përhapjes në masë të “ChatGPT”.

Mira, tashmë një pjesëtare kyçe e kompanisë “OpenAi”, kujtojmë se ka lindur në Vlorë, është rritur në Shqipëri dhe në moshën 16-vjecare u shpërngul në Kanada, teksa mbaroi studimet në prestigjozin “Dartmouth” për inxhinieri mekanike.

Pasioni i Mirës për teknologjinë dhe matematikën ka lindur që kur ishte në Shqipëri, po pa mundur të zhvillojë, ndërsa sa i takon pozicioneve të rëndësishme, përpara “OpenAi”, ajo ka pasur një eksperiencë si përgjegjëse e modelit X të “Teslas” për 3 vite, nga 2013-ta deri në 2016-ën.

Padyshim një nga gratë më të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë botën .