Eliona Pitarka tregon arsyen pse nuk vishet me gjëra luksi

Aktorja Eliona Pitarka së fundmi ka bërë një pyetësor në story në Instagram ku një nga pyetjet që i kanë bërë ndjekësit e saj ka qenë se përse nuk vishet me gjëra luksi si të gjitha shoqet e saj .

Eliona i përgjigjet se : “ Tashmë jam një mama e 2 fëmijeve, e primare është të punoj fort për t’jusiguruar atyre çdo gjë që kanë nevojë pa llastime. Çdo të ardhur e kemi falë punës tonë, sepse asnjëri nga ne nuk vjen nga një familje e pasur. Kështu që më dhimbsen lekët për t’i shpenzuar në veshje “luxury”. Sigurisht që edhe qejfin vetes ja bëj ndonjëherë, por kur bëhesh prind, të paktën për mua ndryshojnë prioritetet ” .