Ndodh edhe kështu/Flamuri ngrihet nga deti në Vlorë,të rinjtë sfidojnë temperaturat dhe kryejnë sporte ujore

Ndodh dhe kështu ,flamuri ngrihet nga deti. Një grup të rinjsh kanë zgjedhur që festat ti festojnë krejt ndryshe me sporte ujore. Pavarësisht temperaturave, duket se era brenda gjirit i ndihmon për zbatimin e këtij sporti. Fatjon Konci, Herald Kapaj, Arben Isufaj, Urim Bozaxhiu, Ersi Lilaj janë të pestë djemtë që për periudha të ndryshme e kanë ushtruar këtë sport. Përcjell adrenalinë, kënaqësi, por padyshim edhe pasion tek vetë ata. Pranojnë se është një sport që edhe pse duket me rrezikshmëri nuk është i tillë, ndaj edhe sipas tyre duhet ushtruar nga të rinjtë. Gjiri i Vlorës sipas djemve ofron kushte ideale për ushtrimin e këtij sporti.

Kit surf në bregdetin e Vlorës. Një sport i veçantë. Por që përcjell shumë adrenalinë e kënaqësi. Shpesh zgjedhin Durrësin për shkak të afërsisë gjeografike ndërsa këtë rradhë destinacioni i tyre Vlora edhe për festat por edhe për kushtet që ofron për këtë sport.