Reshjet e borës/ Zhbllokohet pas 4 orësh rruga Peshkopi – Maqellarë

Zhbllokohet pas rreth 4 orësh aksi Peshkopi – Maqellarë. Pas rënies së intensitetit të reshjeve të dëborës dhe ndërhyrjes së borëpastrueseve të gjitha mjetet e bllokuara kanë mundur të qarkullojnë sërish.

Dhjetra automjete kishin mbetur të bllokuara për shkak të stuhisë së dëborës duke pamundësuar lëvizjen e mjeteve.

Situata ishte e rëndë pothuajse në të gjithë Qarkun e Dibrës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Me ndërhyrjen e borëpastrueseve dhe përmirësimin e motit, lëvizja e automjeteve nisi sërish.