I jepet lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit

I jepet sot lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit, aktorit shkodran Zef Deda, i cili u nda jeta ditën e djeshme. Homazhe në nder te tij po mbahen në teatrin “Migjeni”.

Të pranishëm përvec familjarëve, janë miq, personalitete të artit dhe kulturës. I pranishëm ka qenë ehe kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci.

Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë, ndërsa dha frymë në qytetin e tij të lindjes dhe atje ku zhvilloi karrierën artistike. Në shenjë nderimi për aktorin e njohur, në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë, po mbahen homazhe.

Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas aktori do të përcillet për në banesën e fundit.